7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Feraj i VV-së linçon 13 analistë, përfshirë ish shefin e tij: Thotë se “po punojnë për Serbinë”

Rekomandime

Hysamedin Feraj, një ndër zyrtarët e lartë më të respektuar në Vetëvendosje, ka linçuar plot trembëdjetë analistë e gazetarë kosovarë.

Feraj nga Shqipëria me anë të një statusi ka nënkuptuar se këta analistë “po punojnë për Serbinë”.

- Advertisement -

Mes këtyre analistëve, shihet edhe ish shefi i tij i partisë, Visar Ymeri por edhe gazetarë si Ilir Mirena, Halil Matoshi, Valon Syla, Baton Haxhiu e Vehbi Kajtazi.

Gjithë këtë sulm ndaj gazetarëve, zyrtari i pushtetit e ka bërë duke e lidhur me një lajm të rremë se Qeveria e Serbisë paguan 100 mijë euro në muaj ish ambasadorin Richard Grenell. Ky i fundit dje e demantoi këtë lajm, përcjell Periskopi.

Ndërkohë, mes politikanëve të sulmuar janë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Fatmir Limaj, Isa Mustafa, Avdullah Hoti e Skënder Hyseni.

- Advertisement -

Natyrisht, z. Feraj nuk është lodhur që t’i ofrojë popullit ndonjë provë për pretendimet e tij.

Statusi i plotë:

- Advertisement -

Nuk është e drejtë që Grenelli të paguhet dhe grenellistët, jo (?)

Apo Kosova i ka borxh Serbisë dhe këta ia shlyejnë duke punuar falas për të!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit