Bashkimi Evropian i ka kërkuar së fundmi institucioneve të Kosovës ndryshimin e Ligjit për Invalidët e Iuftës.
Në dokumentin e konkluzioneve nga takimi i Nënkomitetit për Ekonomi, statistika dhe kontroll financiar në kuadër të marrëveshjes së MSA-së, të cilin e ka parë media BE-ja ka kërkuar që kriteret që një person të kualifikohet me aftësi të kufizuara të Iuftës, të jenë në përputhje me ato për aftësi të kufizuar të personave civil, në mënyrë që të sigurohet trajtim i barabartë.
Artan Mustafa profesor i politikave sociale thotë se megjithëse ndryshimi mes dy kategorive është i madh, nuk është barrë për buxhetin.
Media shkruan ka provuar të marrë një përgjigje nga Zyra e Kryeministrit nëse këto ndryshime ligjore do të bëhen, por nuk janë përgjigjur.
Në anën tjetër, Mustafa thotë se qeveria më tepër duhet të fokusohet në krijimin e vendeve të reja të punës, që për qytetarët të mos jenë joshëse pensionet e shtetit.
Por, përveç këtij ligji, Zyra e BE-së në Kosovë përmes një përgjigje me shkrim kanë thënë se duhet të bëhet edhe një riklasifikim dhe verifikim i besueshëm i veteranëve të Iuftës.
Sipas tyre, në këtë mënyrë do të ruhej stabiliteti makro-fiskal.
Në projektbuxhetin për vitin 2022 janë paraparë 40 milionë euro për invalidët e Iuftës dhe 76 milionë për pensionet e veteranëve të Iuftës.