Takimi mes Vuçiqit e Putinit i parashikuar me 25 nëntor në Moskë, do të jetë i shënuar me atmosferën e njëjtë, pa marr parasysh rrethanat e reja në lidhje me raportin kritik të SHBA-ve ndaj sundimit të presidentit serb, ka vlerësuar për “Danas” Boshko Jakshiç.
Në takimin mes Vuçiq dhe ambasadorit rus Harçenko sipas kumtesës pas takimit, Vuçiq ka potencuar sa është me rëndësi vizita në Moskë, duke pasur parasysh ndikimin e Federatës Ruse dhe presidentit Putin në skenën politike globale dhe rrjedhat botërore ekonomike.
Ambasadori Harçenko sipas kumtesës nga presidenca ka thënë se është i bindur në vizitë të suksesshme sikur vizitat më herët, duke marr parasysh raportet miqësore dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.
U vlerësua se me këtë vizitë vazhdon dialogu politik mes Rusisë edhe Serbisë i cili nga viti në vit është gjithnjë më intensiv dhe ajo paraqet “shprehje të dëshirës dypalëshe për përparim të bashkëpunimit të shumanshëm mes dy vendeve” .
Vuçiq ka vlerësuar se presidenti Putin “kupton pozitën e Serbisë dhe përsërit falënderimi rreth çështjes së Kosovës, përkatësisht integritetit dhe sovranitetit të Serbisë”.
Rezultat i takimit do të jetë i prezantuar përmes shkallës së përzemërsisë së Vuçiqit ndaj Putinit, para kamerave TV dhe përsëritjes së frazave tashmë të dëgjuara se Rusia mbron interesat e Serbisë, para së gjithave ndaj Kosovës edhe të ngjashme… prandaj mendoj se asgjë nuk do të ndryshojë nga takimet tjera e kjo është se Putin nuk ka besim në Vuçiqin shprehet Jakshiç.
Vuçiq është vetë fajtor sepse vetën e ka sjell në situatën që nuk gëzon besim as në perëndim e as në lindje.
“Mëdyshjet dhe lëvizja e shpeshta shkaktojnë mosbesimin , në kuadër të mosbesimit kjo determinon hapa të caktuar, Rusia nuk do vajtojë tepër rreth Serbisë, sepse në fund të fudnit Serbia nuk është ndonjë interes strategjik i Moskës. Por, natyrisht nuk do të humb bastionin të cilën e ka vetëm duke falënderuar krizës së Kosovës. Vuçiq këtë e ka shfrytëzuar përmes deklaratave, kam vëlla dhe mikun Putin pas vetës, opozita mund të haj thonjtë përderisa shikon si ai ka takime të shumta me lider botëror, por në thelb mbetet një Status quo” mendon biseduesi i “Danas”.
Sipas tij, ajo që gëzon dhe kënaq Putinin është ndikimi që ka Rusia në një vend kandidat për anëtar të BE-së.Moska do të jetë e kënaqur sepsemund të ruajë këtë gjendje. Eventualisht do shpërblejë Vuçiqin me çmim të volitshëm të gazit. E gjithë vizita do ketë rëndësi të veçantë, kur merren parasysh turbulencat në regjion” përfundon ai.
Vetëm për përkujtim, Serbisë nuk i është dërguar ftesa për pjesëmarrje në Samitin e demokracisë që mbahet nën patronatin e presidentit amerikan, ndërsa kohë më parë kongresistë amerikan i kanë dërguar letër Biden , ku kritikohet Serbia dhe kërkohet bllokimi i pasurisë dhe izolimi i liderëve që shkaktojnë rrezik e trazira.