2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Befason avokati shqiptar, kërkon bashkimin e ushtrive shqiptare: Ja si të veprohet ndaj Serbisë!

Rekomandime

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela ka ardhur me një propozim të vecantë për dy shtetet shqiptare, Kosovën dhe Shqipërinë.

- Advertisement -

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook kërkoi bashkimin e ushtrisë së Kosovës dhe Shqipërisë.

Sipas tij, ushtria e bashkuar moderne dhe e fortë, për shqiptarët është një domosdoshmëri historike dhe ajo ka filluar të ngrihet dhe do të ecë përpara shumë shpejt.

“Shqiptarët duhet të jenë të përgatitur ushtarakisht kundrejt Serbisë: Serbia ka lindur nga hiçi, është krijuar nga krimi kundër shqiptarëve, dhe ka shfrytëzuar, jo fuqinë e saj, por fuqinë e shteteve evropianë që kanë qenë në luftë me Arbërinë dhe shqiptarizmin, të paktën 200 vjet përpara serbëve.”, deklaroi ai.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Ushtria shqiptare, Shqipëri Kosovë, është një domosdoshmëri për historinë e re të Arbërisë.

- Advertisement -

Shqiptarët duhet të jenë të përgatitur ushtarakisht kundrejt Serbisë: Serbia ka lindur nga hiçi, është krijuar nga krimi kundër shqiptarëve, dhe ka shfrytëzuar, jo fuqinë e saj, por fuqinë e shteteve evropianë që kanë qenë në luftë me Arbërinë dhe shqiptarizmin, të paktën 200 vjet përpara serbëve.

Tani bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor është një domosdoshmëri për politikën amerikane. Kurse shqiptarët janë populli më proametikan në botë, me 97 përqind.

Atëherë?

Pikërisht këtu fillon konflikti i politikës së re shqiptare me Serbinë. Por kjo ka një rregull: Shqipëri e Kosovë, duhet të jenë të forta ushtarakisht, në aleancë me Shtetet e Bashkuara: kjo është zgjidhja e garancisë shqiptare. Dhe kjo tashmë është vendosur.

Të dy shtetet, duhet të mendojnë për ushtritë e tyre, se ato do të jenë garancia e historisë së Shqipërisë së Bashkuar.

Nuk e shihni vrerin që hedhin pushtuesit e territoreve shqiptare kundër bashkimit kombëtar shqiptar?

Por, lodhen kot. Historia e re e Ballkanit Perëndimor, është kthyer te Gadishulli Ilirik. Historia e gënjeshtërt antishqiptare, tani është hedhur në koshin e të pavërtetave. Politika amerikane është me të vërtetën historike.

ll.

Gjithë jetës, politika serbe ka qenë e ndërtuar mbi injorancën histerike të hordhive sllave kundër shqiptarëve. Dhe, deri para 22 vitesh, ajo ia kish arritur. Tani iu doli boja. Sot, serbët i njohën të gjithë si hordhi antiqytetërim që kërkojnë shumë, dhe, gjithmonë sipas histerisë së genjeshtres që i sundon historikisht për prejardhjen e tyre. Pushtues të verbër, që tani janë në falimentim dhe në udhëkryqin e historisë së tyre. Udhëkryqi është ky: a do ta mësojnë ndonjëherë serbët si popull historinë e tyre të vërtetë?

Turp për ata intelektualë serbë të ditur, që e njohin historinë dhe gënjejnë popullin e tyre, krejt fakir nga mendja.

E çfarë fitojnë tani?

E dinë që nuk fitojnë gjë, por duan të mbajnë ato që kanë fituar me padrejtësi. Dhe të gjithë dufin e gënjeshtërt e kanë për shqiptarët. Sidomos për Kosovën. Por janë të humburit e shekullit XXI. Kosova ka fituar në funksion të frymës së re të shqiptarizmit.

Rilindasit e Shqipërisë ikën në varr me pezmin e humbjes së Kosovës, por tani, pezmi i tyre është një dritë e re shqiptare. Dhe një dritë që vjen nga një histori dhimbjesh dhe heroizmi: heronj dhe martirë në një sakrificë sublime: këta kanë qenë shqiptarët dardanë të Kosovës. Por, një tiradë kjo që i nguliti thellë në historinë moderne të Shqipërisë së Bashkuar që po vjen.

lll.

Shqiptarizmi do të jetë doktrina qendrore në Ballkanin Perëndimor – mbajeni mend këtë!

Këtë kanë frikë serbët me dije, prandaj gënjejnë përditë popullin e tyre.

E çfarë ka bërë më tepër nazizmi? Asgjë më tepër, sesa ka gënjyer popullin e vet, derisa i ktheu gjermanët në ithtarë të dhunës instikto – primitive.

Por, ideologët instinkto – primitivë të Serbisë së sotme, lodhen, shfryjnë dhe shpresojnë kot te mitet që kanë krijuar vetë.

Megjithatë ushtria e bashkuar moderne dhe e fortë, për shqiptarët është një domosdoshmëri historike. Ajo ka filluar të ngrihet dhe do të ecë përpara shumë shpejt, sepse, te forca e kësaj ushtrie, qëndron vetë Shqipëria e Bashkuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit