Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte sot në Llap në fushatën për kandidatin e VV-së, Shpejtim Bulliqin.
Në një video të ndarë me popullin, shihet z. Kurti që ka hipur në njërin nga xhipat e zinj të eskortës së tij ku mban një fjalim të shkurtër e të zakonshëm para llajpjanëve simpatizantë.
Por, nga pjesët që dëgjohen mund të vërejmë zërin e të paktën dy të rinjëve.
Në të parin, njëri i thotë “O ta ha zemrën, o baba jonë”.
Në tjetrën, një fëmijë tjetër i gjuan një flamur të bardhë derisa i thotë “merre, merre” derisa megjithatë kryeministri edhe pse ndërpritet ia kthen me gjentilesë “falemnderit”.