1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Cilat janë dy shtetet e vetme që zyrtarisht njohin certifikatën digjitale të vaksinimit të Kosovës

Rekomandime

Më 22 shtator, Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka lansuar certifikatën elektronike të vaksinës kundër koronavirusit.

Por cilat shtete njohin zyrtarisht certifikatat e vaksinimit që lëshohen nga vendi ynë?

- Advertisement -

Në një përgjigje për Indeksonline nga Ministria e Shëndetësisë thonë se, kanë marrë kanë marrë konfirmime zyrtare përmes notave verbale nga Mbretëria e Bashkuar dhe Turqia që e njohin certifikaten digjitale të vaksinimit të Kosovës.

Por, ata thonë se edhe ka edhe shtete të tjera që qytetarët e vaksinuar në Kosovë kanë hyrë pa probleme me certifikatë të vaksinimit të Kosovës.

Se cilat janë ato shtete, nuk kanë dhënë detaje.

- Advertisement -

Tutje, MSH bën të ditur se janë duke punuar për njohjen e certifikatës së Kosovës në Certifikatën e Gjelbër për vendet e Bashkimit Evropian.

“MSh ka aplikuar në Komisionin Evropian për njohjen e green certificate dhe ekspertët e KE dhe të Kosovës janë duke punuar rreth detajeve teknike për njohjen e green certfikate të Kosovës në vendet e BE-së”, thuhet në përgjigjen e tyre.

- Advertisement -

Procesi i vaksinimit është duke vazhduar. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.587.467 doza të vaksinës.

Kurse deri më sot 744.671 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit