13 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Ngacmon ambasadoren e Luksemburgut, arrestohet kosovari

Rekomandime

Shefja e misionit diplomatik të Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes, është ngacmuar nga disa persona, gjatë qarkullimit në trafikun rrugor të Prishtinës.

- Advertisement -

Rasti ka ndodhur të mërkurën e 10 nëntorit, me ç ‘rast janë njoftuar edhe organet e rendit.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se ambasadorja e Luksemburgut në Kosovë ka raportuar rastin për ngacmim nga një qytetar, deri sa ishte në lëvizje me veturë.

“Derisa kishte qenë në lëvizje me veturën me targa diplomatike ishte ngacmuar nga një person i panjohur i cili kishte qenë me veturë me targa vendore”.

- Advertisement -

“Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar të dyshuarin në kohëzgjatje prej 48 orësh për veprën penale “Ngacmimi”.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me aktvendim të prokurorit të shtetit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personin me inicialet E.H., pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi”, nga neni 182 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

“I dyshuari i lartcekur, më 10.11.2021, gjatë qarkullimit në trafikun rrugor në Prishtinë, ka shfaqur sjellje të padëshirueshme të ngacmimit ndaj Ambasadores së Luksemburgut në Kosovë”.

Ndaj të njëjtit, do të ndërmerren veprime të mëtejme procedurale“, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit