8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“Këta që për një foto me GreneIIin e japin Ujmanin nuk i duroj”/ Kraki sqarohet për debatin me Berishën

Rekomandime

Profesori i Universitetit të Parisit, Nezir Kraki është sqaruar edhe njëherë për debatin e ashpër që e pati të martën me deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, lidhur me zhvillimet e fundit në vend, përkatësisht raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

- Advertisement -

Në një postim në Facebook, Kraki ka postuar një fragment nga debate duke thënë se z. Berisha është acaruar kur i është përmendur fakti q ëish pushteti nënshkruante marrëveshje skandaloze në dëm të Kosovës.

“Miq t’dashun,

Dje ne RTK, krejt rastësisht më ra puna me debatu me Hysen Berishen e PDK-së. Biseda nisi me respekt nga ana ime, siç mund ta konstatoni në videon këtu poshtë. Dhe, në argumentim e sipër, unë e përmenda kohen kur ish-pushteti nënshkruante marrëveshje skandaloze në dëm të Kosovës. E përmenda po ashtu vrapin drejt Ëashingtonit nën presionin e «kallauzit » Grenell dhe thash që ajo ishte bërë për pikë ne fushatën zgjedhore amerikane sepse u pa kur Donald Trump tha pastaj « Ne arritëm me i ndal masakrat në Kosovë»…

- Advertisement -

…e disa gjëra tjera. Nejse…

Kur gazetarja ia dha fjalën zotit Berisha ai e nisi kështu diçka « Unë refuzoj me bisedu me dikë që e ofendon presidentin amerikan (Donaldin) dhe shefin e krejt agjencive të zbulimit (Grenellin)… »”, shkruan Kraki.

- Advertisement -

Ai tregon se gjëja që e ka prekur në debat ishte etiketimi si person me dosje të dyshimtë.

“Për këtë pike nuk u preka se qysh thojke Nana Hatë, ai qaq din qaq fol. Por zoti Berisha pastaj tha «këtij duhet me ia kqyrë dosjen njëherë me pa kush osht ky… » duke aludu që unë qenkam ndonjë argat i Serbisë apo djal a nip i ndonjë jugosllavisti të njohur. Kjo ishte e papranueshme për mua sepse:

– e para: krejt e dine kush jam e nga cila familje jam unë dhe

– e dyta: kërcenimi me verifikim dosjesh nga SHIK-cat e PDK-se është ofendim për neve që e Iuftojmë Serbinë prej vitit 1912 dhe ende milionerë s’jemi bë.

Prap nejse…”, është shprehur ai.

Ai u shpreh se se nuk i duron ata që e japin Ujmanin për një foto me Grenellin.

“Hysen Berisha mund të jetë gjeneral Iufte por kur ai flet për politike dhe gjeopolitike duket aq qesharak sikur kur unë flas për komandim ushtarak të një batalioni.

Unë e respektoj secilin dhe nuk i shes mend askujt por këta që për një foto me Grenellin e japin Ujmanin nuk i duroj”.

“E solla këtë sqarim me këtë video sepse pash që disa pjese të paplota të debatit ishin shpërnda në rrjete sociale”, shkruan ai.

Shikojeni këtë video deri ne fund.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit