Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte me delegacionin e Serbisë para nisjes për në Portugali dhe i ofroi jo më pak se një milion euro skuadrës në rast fitoreje ndaj Portugalisë, rezultat që do të garantonte kualifikimin direkt në fazën finale të Botërorit 2022.
“Fitoni dhe bëjini njerëzit të lumtur. Erdha këtu për t’ju thënë se sa shumë i respektoj përpjekjet tuaja. Në marrëveshje me Qeverinë do t’ju japim një çmim shtesë, nëse fitoni, një milion euro që mund ta ndani”, tha politikani
- Advertisement -
Ndeshja zhvillohet sot në ora 20:45.