Në minutën e parë që zyrtarisht mbyllen të gjitha vendvotimet në Kosovë – në orën 19:00, do të publikohen rezultatet e EXIT POLL të Albanian Post për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale në Kosovë.
Bashkë me Institutin “Source”, Albanian Post do të sjellë rezultatet e para në Komunat e Kosovës me fillim në orën 19:00.
Drejtori Baton Haxhiu tregon se procesi i EXIT POLL është duke u realizuar njëjtë si në herën e fundit, në zgjedhjet e 17 tetorit.
Ai ka treguar se në terren janë 80 anketues të cilët po anketojnë qytetarë pasi kanë kryer procesin e votimit, me një sistem “real time”, në kohë reale, ku të dhënat për votën e tyre procesohen menjëherë në databazën ku po mblidhen të dhënat nga të gjitha komunat.
“Garë e nxehtë në tri komuna, në Prishtinë nuk dihet fituesi deri në momentin e fundit, sepse është garë shumë e ngushtë”, ka deklaruar Haxhiu.