Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq është ankuar se s’ka hapësirë në Radio Televizionin Shtetëror të Serbisë dhe se spo e ftojnë në emisione.. Këto komente ai i bëri dje në televizionin TV Happy.
Megjithatë kjo deklaratë e tij u përgënjeshtrua nga Byroja për Kërkime Sociale që monitoron programet televizive, shkruan Danas.
Sipas tyre, Vuçiqi ishte dominues në edicionet e lajmeve të gjashtë televizioneve për 12 orë në 90% të rasteve gjatë muajit tetor.
Gjatë këtij muaji, Radio Televizioni Shtetëror i Serbisë shfaqi rolin e presidentit Vuçiq pozitivisht për 40 minuta.
Sa i përket raportimit negativ për Vuçiqin, asnjë sekond i vetëm i kritikave për të s’është shfaqur në RTS sipas monitoruesve.
Drejtori i Byrosë për Kërkime Sociale që monitoron televizionet, Zoran Gavriloviq tha se Vuçiq ka më së paku rolin e presidentit në paraqitjet televizive.
“Nëse i sheh temat që ai i flet, ai s’flet për temat që i takojnë. Ai flet si kryeministër, ministër dhe këtë e bëri edhe mbrëmë në TV Happy ku paraqitet rregullisht. Monitorimi tregon se Vuçiq është aktori dominues që prezantohet në mënyrën më pozitiveprogramet e Radiot Televizionit Shtetëror të Serbisë”, ka thënë ai.