10.1 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Reagon Serbia pas pralajmërimit të Kosovës: Do t’i drejtohemi Brukselit

Rekomandime

“Njoftimi nga Kosova se do të vendosë masa të reja për produktet e ëmbëlsirave nga Serbia është një masë politike, jo ekonomike apo tregtare”.

Kështu, ministrja e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit në Qeverinë e Serbisë, Tatjana Matiq, e vlerëson këtë lëvizje dhe njofton se do t’i drejtohet institucioneve në Bruksel, si dhe Sekretariatit të CEFTA-s dhe ambasadave të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara në Beograd.

- Advertisement -

Ajo vë në dukje se CEFTA është forma më e madhe e komunitetit tregtar që ekziston dhe se shpallja e vendimeve të tilla nuk kontribuon në zhvillimin e marrëdhënieve tregtare dhe as në dialogun politik në Ballkanin Perëndimor, për të cilin qëndron Serbia.

“Shpresojmë që ky vendim të mos merret. Nëse ky njoftim zbatohet, barriera e përmendur tregtare do të ishte një tjetër në vargun e shembujve të shkeljeve të Marrëveshjes CEFTA dhe të obligimeve të marra në dialogun e Brukselit”, përfundoi ministrja Matiq.

Masat e reja nga ana e Kosovës për disa produkte të importuara nga Serbia i ka bërë të ditur sot ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Kosovës, Rozeta Hajdari. Ajo tha se qëllimi është mbrojtja e prodhuesve vendas dhe shtoi se këto janë produkte ëmbëlsirash.

- Advertisement -

“Produktet e importuara në territorin e Kosovës kanë rritje dhe dëmtim enorm për prodhuesit vendor. Në përfundim, siç thonë në departamentin e tregtisë, tregohet se ka pasur rritje të importit nga Serbia për dallim nga viti i kaluar. Eksportet e Kosovës janë vetëm 1 për qind në vitin 2020 “dhe në vitin 2021. Do të marrim masa ndaj produkteve të ëmbëlsirave si biskotat dhe ëmbëlsirat e prodhuara nga Serbia, sepse këto produkte kanë pasur një rritje enorme të importit. Do t’i shikojmë provat dhe më pas do të vendosim për masat”, tha ministrja Hajdari.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit