3.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Kush është Qemajl Aliu, kreu i ri i Shtimes, që rrëzoi nga froni Ismajlin e PDK’së pas dy dekadash

Rekomandime

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, në Komunën e Shtimes garuan tre kandidatë për kryetar, Naim Ismajli nga radhët e PDK-së, që ishte në krye të kësaj komune për 20 vite me radhë, Bedri Zeqiri nga LDK dhe Qemajl Aliu nga LVV. Asnjëri nga këta kandidat nuk arriti të fitonte në raundin e parë, duke shkuar në balotazh Aliu dhe Ismajli.

Qemajl Aliu arriti ta mund në balotazh Naim Ismajlin e PDK’së i cili nuk njihte humbje në Shtime për dy dekada.

- Advertisement -

Aliu pas rezultateve të KQZ-së, ka thënë se pas 22 vitesh, Shtimja është përsëri e lirë. E që ky reagim ka nxitur debate të shumta.

“Më n‘fund pas 22 vitesh, Shtimja ime përsëri është e lirë! Urime Shtime, urime Shtimjan! Zemra mal! Faleminderit shumë!”, shkroi Aliu.

Por kush është kryetari i ri i Shtimes, Qemajl Aliu?

- Advertisement -

Aliu u lind më 19 shkurt të vitit 1983 në Shtime. Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në vendlindje, ndërsa në vitin 2008 diplomoi si mjek i përgjithshem në Universitetin e Tiranës.

Në prill të vitit 2015 mbaroi specializimin në Universitetin e Tiranës, Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, ku e mori titullin Specialist i mjekësisë interne.

- Advertisement -

Aliu ka punuar për rreth dy vite si mjek i përgjithshëm në Shtëpinë e Shëndetit në Shtime si dhe në Spitalin Rajonal të Ferizajt.

Ndërsa, ai është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje që nga viti 2006 dhe është themelues i Qendrës së kësaj partie në Shtime.

Aliu ishte po ashtu kandidat për deputet në zgjedhjet e vitit 2010 dhe 2019. Teksa në planprogramin për qeverisje në komunën e Shtimes, ai premtoi qe do të ketë zhvillime dhe projekte në këta sektorë: Ekonomi, Bujqësi, Zhvillim Rural, Infrastrukturë, Zonat e parkimit dhe lirim të hapësirës publike, Arsim, Kulturë dhe Rini, Sport dhe Shëndetësi.

Ai gjatë fushatës zgjedhore u shpreh se do të ketë përkushtim të veçantë për rininë, arsimin, shëndetësinë dhe mjedisin, teksa do të trajtojë problemin e ujit të pijshëm për banorët e Shtimes si dhe nxitjen e investimeve të mëdha.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit