Një qytetarë nga Tetova thotë se nuk ka asnjë informacion për bashkëshorten tij dhe bashkëshorten e vëllait të tij, të cilat kanë qenë në autobusin e aksidentuar në Bullgari.
Nga kjo familje ankohet se agjencia por edhe institucionet shtetërore nuk japin informacione, ndërkaq njoftojnë se kanë kontaktuar edhe autoritetet bullgare, ku vetëm u është thënë se 7 pacientë po trajtohen në spital.
Ndërkohë, ankesa për mos marrje të informacioneve për familjarët e tyre ka edhe nga persona të tjerë.
Ndërkaq, mëngjesin e sotëm një tragjedi ka kapluar Maqedoninë e Veriut. Një autobus i kompanisë “Besa trans” nga Shkupi, me udhëtarë kryesisht shqiptarë, është rrokullisur dhe ka marrë flakë në Bullgaria, teksa ka qenë duke kthyer në vend turistë që kanë qenë për fundjavë në Stamboll të Turqisë.
Në aksident jetën e kanë humbur 46 persona dhe janë lënduar 7 të tjerë. Në mesin e viktimave janë edhe 12 fëmijë./TV21