‘Një përbindësh i dalë dore’, njofton NASA për një Vrimë të Zezë lëvizëse që po gllabëron yjet

0
236

Një vrimë e zezë është në “arrati” dhe po shkakton kaos në univers. NASA e ka përshkruar si një përbindësh të dalë dore

Vrima e zezë është jashtë kontrollit. NASA tha se shpejtësia me të cilën ajo po lëvizë, sikur të ishte në sistemin tonë solar, do të përshkonte distancën nga toka në hënë për 14 minuta.

“Ne mendojmë se pas lëvizjeve të vrimës së zezë, gazi që ajo liron, ftohet dhe kështu krijohen yje. Pra ne po shohim formacione të yjeve të cilat e përcjellin atë” tha Pieter Van Dokkum nga Universiteti i Yale. “

NASA u shpreh se diçka e tillë nuk është observuar më parë dhe se teleskopi i famshëm Hubble Space, kapi këtë fenomen rastësisht.

Shkencëtarët thanë se hapi i radhës është të konfirmohen shpjegimet prapa këtij fenomeni duke përdorur pamjet të siguruara nga teleskopi James Webb Space dhe observatori Chandra X-ray./gazetametro.net