8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Marina ushtarake merr vendimin drastik: Fundosëm anijën më të fortë ushtarake që mos ta marrin rusët

Rekomandime

Marina ukrainase thotë se ka shkatërruar një prej anijeve kryesore Iuftarake, në mënyrë që ajo të mos binte në duart e pushtuesve rusë.

Komandanti i fregatës “Hetman Sahaidachny”, e vetmja anije e këtij lloji në flotën e Ukrainës, tha se kishte urdhëruar mbytjen e saj, ndërkohë që rusët po fitojnë gjithnjë e më shumë kontroll në qytetet bregdetare jugore të Ukrainës.

- Advertisement -

Pasi morën Khersonin, rusët po avancojnë në qytetin tjetër port, Mykolaiv, ndërsa objektivi kryesor i tyre është Odessa. Anija ndodhej pikërisht në Mykolaiv gjatë luftimeve të ditëve të fundit, ku ishte dërguar për riparime. Por avancimi i trupave ruse bëri që të merrej vendimi drastik.

“Hetman Sahaidachny” ishte anija më e rëndësishme e marinës së Ukrainës dhe kishte marrë pjesë në disa misione bashkë me NATO-n dhe flotat e vendeve të ndryshme të Bashkimit Europian./A2CNN

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit