13.9 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Në Donbas Iuftohet, banorët e Kievit ‘shijojnë diellin’ në plazhet e Ukrainës

Rekomandime

Ishte ende ftohtë dhe dëbora mbulonte pjesën e madhe të territorit, kur tanket ruse iu afruan periferisë së Kievit, dhe shpërthimet nuk numëroheshin dot.

Ishin ditët e para të suImit rus ndaj Ukrainës, kur të gjithë mendonin se vetëm pak ditë mbeteshin nga pushtimi i kryeqytetit të tyre.

- Advertisement -

Por tashmë dëbora është shkrirë dhe temperaturat po shkojnë drejt 35 grade Celsius, dhe nga tanket ruse mbeten vetëm disa pjesë të djegura në rrugët periferike.

Beteja është e fortë në frontin lindor, në veçanti në Donbas dhe në afërsi të Kherson, por në Kiev situata duket paradoksale, pothuajse një kthim në të kaluarën e afërt.

Kryeqytetasit përfituan nga fundjava e nxehtë për të dalë në plazhet që mundëson lumi Dniepër, familje duke bere piknik ishin të shpërndara kudo ne parqet e qytetit me 2 milionë banorë.

- Advertisement -

Restorantet dhe kafenetë janë të hapura rregullisht, edhe pse të gjithë e respektojnë formalisht orarin policor, nga ora 23 deri në 5 të mëngjesit. Alarmi ajror bie çdo ditë, pothuajse automatikisht, por nuk ka më shenjë suImesh ruse. Nga aty, Donbasi duket edhe më larg.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit