Qeveria e Republikës ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Këmbimit të Notave DIpomatike në lidhje me Asistencën e ofruar në formë Granti sipas Aktit për ndihmë të jashtme të vitit 1961 dhe Aktit për kontroll të shitjeve të armëve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së (MM).
Zëvendës/ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla ka deklaruar se SHBA ka marrëveshje të ngjashme me shumë shtete partnere.
“… andaj, Ministria e Mbrojtjes kërkon miratimin e këtij ligji”.
Kujtojmë se në mbledhjen e sotme të Qeverisë janë në rend dite 34 pika.
Ndër pikat e rendit të ditës janë: shqyrtimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Programit legjislativ të Qeverisë për vitin 2021, shqyrtimi i Projektligjit për markat tregtare, shqyrtimi i Projektligjit për turizmin, shqyrtimi i draftit të konceptit-dokumentit për mbrojtjen e konsumatorit, etj.