7.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Astrit Gashi për Martin Berishajn: Kam pasur respekt, haram i qoftë nëse del e vërtetë

Rekomandime

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, dyshohet se është përfshirë në një skandal të madh financiar.

Siç raportohet ai ka transferuar rreth 600 mijë euro kesh nga xhirollogaria e tij bankare në Mal të Zi për tek politikani slloven, Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë.

- Advertisement -

Lidhur me këtë ka reaguar analisti, Astrit Gashi. Gashi thotë se Kosova për vite me radhë ka qenë e detyruar të blejë rrymë nga kompania ‘GEN’ për të cilën Berishaj dyshohet se ka shërbyer si ndërmjetës mes saj dhe politikanit slloven, Robert Golub.

“GEN eshte pjese kyqe e “mafise energjetike serbe” te cilen e udhehoqen Vojin Lazarevic dhe Damir Fazlic. Ne kete rrjete kane qene te lidhura nje kompani boshnjake si dhe nje fiktive ne Londer. Kosova dhe jo vetem, vite me radhe ka qene e detyruar te blej rryme nga ta e shantazhuar permes lidhjeve nderkombetare te transmisionit. Nga ky shantazh i eshte ofruar mundesia te lirohet tek pas ndertimit te linjes me Shqiperine”, shkruan Gashi në Facebook.

“Per “mafine energjetike” serbe ne Ballkan pata shkruar fillimisht diku ne fillim te 2000’tave ne Koha Ditore. Ishte koha kur reduktimet shkonin 8 me 2 ne favor te territ. Qe nga ajo kohe nuk jam ndalur kurre te shkruaj e flas per pavaresimin energjetik te Kosoves. Sot po ndihem i lenduar qe edhe nje shqiptar, nje njeri qe e kam konsideruar si te zotin e te mire, nje ambasador i Kosoves, te perfitet ne nje skandal financiar ne Slloveni qe perfshine edhe parat e kesaj firme. Haram i qofte, nese del madje edhe pjeserisht e vertete!”, shtoi ai.

- Advertisement -

Shkrimi i plotë i Gashit në Facebook:

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit