Milaim Zeka tregon ku filluan mospajtimet mes Ramës dhe Mehajt

0
175

Gazetari Milaim Zeka, i ftuar në një emision televiziv, ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, mes tyre edhe për kërkesën e tij për shkarkimin e ministrit Mehaj.

Para disa ditësh në mënyrë publike Milaim Zeka ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të mbrojtjes, Armend Mehaj, gjë të cilën ai e kërkoi edhe në emision, duke bërë të ditur edhe mënyrën se si filluan mospajtimet mes Ramës dhe Mehajt.

“Që në ditën kur Ministri Armend Mehaj ka shku në vizitë në kazermë me një numër të madh të pjestarëve të mbrojtjes së afërt, Rrahman Rama i ka thënë se ku je nis me gjithë këtë truproje, a pe din ku ke ardh, aty ka qenë krisja e madhe mes tyre, e mbajtja e inatit nga ministri Mehaj”, ka deklaruar Zeka.