1.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Berat Buzhala: Qeverisja më e mirë kish me qenë Vjosa kryeministre, Albini zëvendës i saj

Rekomandime

Berat Buzhala njihet si një nga kritikuesit më të mëdhenj të Lëvizjes Vetëvendosje, megjithatë ai në Rubikon me Adriatik Kelmendin, dha disa arsye rreth ndryshimit të qasjes së tij karshi këtij subjekti.

Sipas tij e gjitha ndodhte meqë në një periudhë kohore, pati degradim të qeverisjes nga ana e PDK-së, LDK-së, Nisma-s e AAK-së, njofton Klankosova.tv.

- Advertisement -

”Çka ka ndodhë para 2019-ës, ka qenë një degradim total i qeverisjes dhe asaj i qëndroj. Mënyra se si është qeveris PDK-LDK-NISMA-AAK, ka qenë degradim çthurje morale, në kuptimin e parasë publike. Albini në atë kohë filloi m’u ndryshu kapak”.

”Krejtve na kujtohet fushata e tij e parë, ”PANHAJNIA” ku Albini heq dorë prej asgjësimit të shtetit të Kosovës, sepse retorika e tij në vazhdimësi ka qenë ‘Bashkimi me Shqipëri’. Albini e ndryshon retorikën dhe thotë ”Ta luftojmë hajninë, se hajnia është prioritet””.

”Edhe PSD-ja u nda, Albinit iu hoqën pak dhëmbët, mbet pak i pafuqishëm. Nuk e kishte atë tehun sepse iu nda grupi parlamentar. Edhe ne si Gazetë Express, e unë personalisht kam thanë, ndoshta është koha me ja dhanë mundësinë Albin Kurtit. Sepse filloi për korrupsion. Filloi me folë për shtetin e Kosovës. Nuk filloi me thanë, e heqim kufirin në Vermicë, e e qesim në Merdare”.

- Advertisement -

Rubikon me Adriatik Kelmendi: A ka ndikuar edhe një çështje tjetër, ajo që ndoshta e kishit në atë kohë një ”armik të përbashkët”, Hashim Thaçin?

”Gjithçka është personale, ka mundësi që edhe ka ndiku; Çka është diçka që Hashim Thaçin mundet me e pensionu?!”

- Advertisement -

Por, Buzhala shprehet se kjo nuk ishte forma që dëshironte të pensionohej ish-presidenti dhe ish-kryeministri.

”Shumë mirë që është pensionu, por jo në mënyrën siç është pensionu. Kisha pas qejf me qenë i pensionuar në Prishtinë në shtëpinë e tij, ose në Burojë në fshatin e tij. Pra, ka qenë gjëja e duhur sepse e ka zgjatë qeverisjen e tij. Tash kur bie pluhuri, ti e sheh edhe një vepër të mirë të tij, sepse nuk guxojmë të bimë nën ndikimin e turli demagogu, i cili thotë ”çdo gjë errët, 20 vite e s’është bë asgjë”. U bënë 20 vjet e plot gjëra janë bërë. Pra, disa prej punëve të Hashim Thaçit mundemi edhe me i lavdu, sepse s’kemi nevojë me ra, mu ndiku prej Vetëvendosjes”.

”Mirëpo kam mendu që në kohën 2017/18/19, koha e tij do duhej me shku dhe me ardhë një gjeneratë e re prej politikanëve. E kam pa Albinin, me shpresën që Albini nuk turret drejt Shqipërisë po angazhohet për këtë vend të vetin këtu, ku edhe i paguajmë taksat”.

Ai dha edhe një qëndrim të tij, referuar zgjedhjeve të 2019, ku vlerësoi se qeverisja do ishte më e mirë me Vjosa Osmanin kryeministre, njofton Klankosova.tv.

”E kam pa Vjosën si mundësi e mirë, me një LDK të reformuar ku Isa Mustafa shkon në pension. Në librat e mijë, në botëkuptimin tim, qeverisja më e mirë kish me qenë, Vjosa kryeministre, Albini zëvendës i Vjosës. Pra, situatë e përmbysur e jo siç ndodhi më vonë [në zgjedhjet e 6 tetorit 2019] ku fitoi Albini për pak. Kampanja e mirë e Vetëvendosjes, që ”Vjosa është kukulla e Agim Veliut e këtyre”, e dha efektin dhe ia humbi LDK-së elektoratin, pra, ndikoi e frikësoi një pjesë”.

”Sepse unë mendoj se rrjedhën e historisë e kishim pas ndryshe, Vjosa Osmanin e kishim pas ende kryeministre të vendit e Albini do ishte pjesë e qeverisë, që për mua do ishte më e mira sepse mua më leverdis. Sepse energjia e Vetëvendosjes në qeverisje është fantastike, mirëpo stabiliteti edhe ruajtja e raporteve të Kosovës me partnerët: Bruksel-Washington, e bënte LDK-ja. Pra, kjo sinergji sipas meje ka qenë më e mira për ta qeverisur vendin”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit