Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka njoftuar për angazhimin e saj të radhës.
Ajo tregoi që nga tani do të jap angazhimin e saj edhe në Komisionin për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë.
Njoftimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
nga tani përveq Komisionit për mbikqyrjen e AKI-së ku unë jam kryetare, angazhimin tim si deputete do ta jap edhe në Komisionin për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë.
Komisioni, në kuadër të fushëveprimit dhe të përgjegjësive, i shqyrton të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me fushën e bujqësisë, sigurimit dhe sigurisë së ushqimit, pylltarisë, zhvillimit rural, mbrojtjes së mjedisit, ujërave, planifikimit hapësinor, ndërtimit, banimit, kadastrit, transportit rrugor, hekurudhor, ajror, detar dhe sigurisë në rrugë.
Të gjithë ju qe përballni me probleme të natyrave qe ju përkasin këtyre çështjeve dhe mendoni se duhet adresuar në Kuvend qoftë përmes seancave plenare ose përmes pyetjeve parlamentare mos hezitoni të më shkruani në këtë adresë:
Do të mundohem qe të adresoj çdo kërkesë e shqetësim tuajin dhe bashkë të bëjmë më të mirën për vendin tonë.