2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Prostitucion në qendër të Prishtinës: Gani Gërmia vishet si femër, bën pazar me të moshuarit për të shkuar në motel

Rekomandime

Gani Gërmia i veshur si femër, ka vënë në lajthitje të moshuarit, me të cilët ka bërë pazar për të kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të parave.

Sheshi në afërsi të objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës, i njohur me emrin ‘Te trekëndëshi’, është bërë vend ku vajzat që sheshin trupin e tyre, dalin për të takuar klientët e tyre potencial, të cilët në shumicën e rasteve janë persona të moshuar.

- Advertisement -

Visar Dërmaku, i njohur me emrin e tij artistik Gani Gërmia, ka bërë një ‘kamerë të fshehur’, duke u veshur si femër, për të vënë në lajthitje të moshuarit të cilët kishin dalë ‘Te trekëndëshi’ për të takuar ndonjë femër me të cilën do të mund të merreshin vesh për të shkuar në motel në këmbim të parave.

Në video Gani Gërmia i veshur si fëmër shihet teksa takon burrat e moshuar, të cilëve fillimisht u kërkon 100 euro në këmbim të seksit. Por të moshuarëve ky çmim u duket shumë i lartë, dhe kërkojnë që ‘ajo’ të shkojë me çmim më të lirë.

Në bisedë e sipër, ‘klientët’ e moshuar i thonë Gani Gërmisë, se vajzat tjera shkojnë me ta për vetëm 10 euro.

- Advertisement -

Njëri prej tyre edhe fillon ta prekë me dorë Gani Gërminë, dhe i bën lutje, që të pajtohet me çmimin prej 10 euro, duke i kërkuar që të marrin një taksi dhe të nisen drejtë ndonjë moteli në Fushë Kosovë.

Sheshi afër komunës, njihet si vend, ku të moshuarit dhe vajzat që shesin trupin e tyre, takohen për t’u marrë vesh për të kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të parave.

- Advertisement -

Fenomeni i prostitucionit, ku të moshuarit paguajn vajza të reja, të cilat i dërgojnë nëpër motele nuk është i vogël. Ka pasur edhe raste ku të moshuarit nuk kanë mundur t’i përballojnë aktit me vajza të reja, pasi ata i ka tradhëtuar zemra, duke gjetur edhe vdekjen.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit