2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Kurti te “Pobjeda”: Serbia po e kopjon Rusinë

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar se shteti që e qeverisë nuk ka problem më të madh se ai i raportit me Serbinë.

“Problemi ynë më i madh është Serbia, e cila as nuk mund ta mendojë e as ta pranojë Kosovën si shtet të barabartë dhe fqinj”, ka thënë Kurti në një intervistë për gazetën malazeze “Pobjeda”.

- Advertisement -

Ai e ka akuzuar Serbinë për sjellje armiqësore edhe ndaj shteteve tjera të dala nga ish-Jugosllavia, ndërsa e ka krahasuar me Rusinë.

“Serbia po sillet në Ballkanin Perëndimor sikur Rusia me fqinjët e saj: entitetin e Republikës Serbe në Bosnjë tenton ta shndërrojë në Bjellorusi, ndërsa Malin e Zi në Ukrainë.

Në thelb, Serbia nuk e njeh shtetësinë e vendeve që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian – Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kosovën, e madje as Maqedoninë e Veriut. Përkundrazi; këto shtete i konsideron si të përkohshme, dhe me të gjitha kapacitetet e veta angazhohet ta shkatërrojë shtetësinë e tyre”, ka thënë Kurti.

- Advertisement -

Ai po ashtu qartësoi se nuk do të ketë themelim të Asociacionit të Komunave Serbe, meqë sipas tij, është në kundërshtim me nenin 23 të Kushtetutës së Kosovës.

“Një krijesë të tillë e kemi në Bosnjë dhe Hercegovinë: quhet Republika Srpska, është ndërtuar në Dayton dhe i shërben Beogradit e jo serbëve. Pra, Beogradi e don një krijesë të njëjtë edhe në Kosovë”.

- Advertisement -

Ndërkohë, ka ripërsëritur qëndrimin kundër projektit të “Ballkanit të Hapur”.

“’Ballkani i Hapur’ më shumë i ngjan një Ballkani që është i hapur ndaj ndikimeve nga Lindja, veçmas nga Federata Ruse dhe Kina, i hapur për autokraci, korrupsion, krime lufte… Gjithçka kundër vlerave evropiane të demokracisë dhe sundimit të ligjit”.

Kurti nuk është përgjigjur në pyetjen nëse e ka përshtypjen se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kuptohet më mirë se ai me presidentin e Serbisë, Alekandar Vuçiqin, por ka përmendur mbledhjen e fundit të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, dhe nënshkrimin e 13 marrëveshjeve të reja midis tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit