1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë prezanton Kosovën me fusnotë, Kurti ankohet gjatë fjalimit që mbajti

Rekomandime

Kryeministri Albin Kurti ka qenë i ftuar në ngjarjen e organizuar nga Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë për përmbylljen e projektit “Promovimi i Demokracisë Lokale”.

Kurtit s’i ka pëlqyer vendosja e fusnotës në emërtimin Kosovo nga organizatorët përçka ka shprehur pakënaqësi pasi ngjarja sipas tij po ndodhë në Kosovë e jo në arenën ndërkombëtare.

- Advertisement -

“Ne e dimë që në forume të ndryshme ndërkombëtare dhe evropiane e kemi bezdi fusnotën këtë asteriksin që i mvishet emërtimit të vendit tonë poashtu e dimë se është një trashëgimi e hidhur nga qeveritë e mëhershme.

Por më lejoni të shpreh pakënaqësi me mënyrën e përdorimit të asteriksit sepse kjo nuk reflekton realitetin e një kosove të pavarur dhe sovrane të njohur nga shumica e shteteve të Këshillit të Evropës por as edhe të marrëveshjes së trashëguar nga dialogu në Bruksel për përfaqësimin rajonal.

Në raport asteriksi është përdorur sa herë që përdoret emërtimi Kosovo, kurse ka vetëm një referencë në fillim të raportit që shpjegon asteriksin e cila është ndryshe nga çdo referencë tjetër që kemi hasur, kjo është më e rëndë sepse po ndodh në Kosovë jo diku në arenën ndërkombëtare besoj se ky keqcitim e ky keqpërdorim duhet adresuar dhe përmirësuar”, tha Kurti gjatë fjalimit të tij në këtë ngjarje.

- Advertisement -

Kryeministri Kurti ditë më parë ishte prezent në Bruksel ku u takua me zyrtarët evropianë për të diskutuar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit mes Kosovës dhe BE-së.

Shefi i qeverisë aty u prezantua me fusnotë në emërtimin e shtetit të Kosovës.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit