7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Pamje nga aksioni në Karaçevë: Arrestohen disa persona e rrënohen kazinot ilegale

Rekomandime

Ministri i Punëve të brendshme, Xhelal Sveçla ka dhënë detaje për aksionin e policisë së Kosovës në Karaçevë.

Sveçla ka thënë se në këtë aksion është goditur rrjeti i kazinove ilegale në zonën e fshatit Karaçevë.

- Advertisement -

Në aksionin e sotëm të policisë, Sveçla bën të ditur se janë arrestuar disa persona dhe janë rrënuar objektet e ndërtuara ilegale,

“Edhe një aksion i suksesshëm i Policisë së Kosovës.
Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe me autoritet komunale të Dardanës sot u godit rrjeti i kazinove ilegale në zonën e fshatit Karaqevë.
Pas konfiskimit të aparatave për lojërat e bixhozit, u rrënuan objektet e ndërtuara ilegale si dhe arrestimet e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal po vazhdojnë edhe në këto momente”, shkruan ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit