2.7 miliard euro, miratohet buxheti i vitit 2022

0
110

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të dytë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2022.

Miratimi u bë në një seancë të jashtëzakonshme, me 65 vota pro, ndërsa u kundërshtua nga opozita. Buxheti për vitin e ardhshëm është 2.7 miliardë euro.

Në lexim të dytë buxhetit iu shtuan mbi 80 amendamente.