Në shkollën “Xheladin Gashi” në Komoran të Drenasit, erdhën si mysafirë të paftuar disa parazitë.
Morrat, tash e një kohë, gjetën strehë mbi koka të disa nxënësve.
Sipas drejtorit të këtij institucioni, Agron Jusufi, kjo nuk ndodhi si pasojë e mungesës së higjienës brenda këtij institucioni.
Të shqetësuar me këtë problem janë shprehur edhe familjarët e nxënësve, përderisa për rastin në fjalë janë lajmëruar edhe mjekët, që po e presin një donacion me ilaqin që e mbyt morrat.
Është paraparë që javën e ardhshme të fillojnë vizitat nëpër shkolla të Drenasit për të evidentuar nëse edhe në ndonjë tjetër ka parazitë, e më pas të shpërndahet ilaçet e nevojshme.