Ka dy vite që është imam i xhamisë se fshatit Glloboqicë.
Hisen Ceka nga Kaçaniku, pos ligjëratave që jep në xhami, është aktiv edhe në rrjete sociale.
Së fundmi, duke parë një numër të madh të të rinjve në Tik-Tok, ai ka hapur një llogari të vetën ku edhe jep këshilla për fenë islame.
Madje, e quan obligim që qytetarët të ecin një hap me kohën.Në videot të cilat imami publikon në Tik-Tok merr komente të ndryshme.