“Ka ardh diaspora për festa”, Haradinaj kërkon nga qeveria ta heqë orën policore

0
120
epa07230838 Prime Minister of the Republic of Kosovo Ramush Haradinaj (L) gestures during the plenary session at the parliament in Pristina, Kosovo, 14 December 2018. The 120 seat parliament of the Republic of Kosovo voted for the laws to transform the Security Forces into an official army during the plenary session on 14 December. Parliament in Kosovo, which relies on NATO troops for its protection, voted on 18 October 2018 to set up a 5,000-strong national army though its Serb minority said the move was illegal. EPA-EFE/VALDRIN XHEMAJ

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës që ta heqë orën policore tash që diaspora ka ardhë në Kosovë për festat e fundvitit.

“E lus ministrin e Shëndetësisë që t’i tregojë kryeministrit se ora policore nuk aplikohet askund në botë që ka kufizime përshkak të pandemisë. Nxitoni ta merrni këtë vendim para festave dhe për sa kohë janë diaspora në Kosovë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj nga seanca e Kuvendit e ka kritikuar qeverinë për mos investim në energji.

“Kjo Qeveri që ka pengu me çdo mjet investimet në energji, së fundi ajo që është mjaft e ndjeshme kjo qeveri diasporën tonë ata që i kanë ndihmu me ardhë në pushtet po i dënon me pritje në kufi dhe që e mban orën policore”, ka thënë tutje Haradinaj.