Imzot Dodë Gjergji, në meshën solemne të Krishtlindjes kritikoi Kuvendin e Kosovës, ku tha se me miratimin e sotëm të Ligjit për Abortin, ata deshën t’i fyejnë.
“Ç’është edhe më e trishtueshme, miratojnë ndërprerjen e jetës së palindurve dhe këtë akt e quajnë të drejtë, por edhe për turpin e tyre e për të fyer ndoshta edhe neve, parlamenti e gjeti që bash sonte ta miratonte Ligjin për Abortin”.
“Ne, nuk e humbim shpresën tonë, dhe këmbëngulim që të jemi ata që besojnë dhe shpresojnë dhe që i binden fesë që e duan jetën dhe që për dashurinë për jetën nuk do të ndalen kurrë të pushojnë duke e ngritur zërin për të”, ka thënë Gjergji.
Ai tha se janë njerëz të këtij vendi, teksa ftoi që njerëzit ta duan Kosovën, t’i duan jetët e tyre dhe të mos hezitojnë për të sakrifikuar, sepse sipas tij, vetëm frikacakët ikin nga realiteti.