1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Institucioneve u rrodhi informata zyrtare për aksionin e Policisë në veri

Rekomandime

Aksioni i zhvilluar sot në veri të Kosovës ka pasur të bënte me aktivitete të jashtëligjshme të mihjes së kriptovalutave, ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla.

Ai ka thënë se aksioni ka përfunduar pa incidente, por, sipas tij, ka pasur rrjedhje të informacionit zyrtar për njërin nga lokacionet e targetuara.

- Advertisement -

Cak i aksionit kanë qenë tri lokacione në Zubin Potok. Sipas ministrit, në njërin nga lokacionet është vënë re infrastruktura, por kanë munguar pajisjet për veprimtarinë e paligjshme.

“Duke marrë parasysh këtë fakt, Policia e Kosovës është duke zhvilluar hetime intensive për rrjedhje të informatës zyrtare”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit