-1.4 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

“Unë ata do i pranoja në NATO”/ Mediat serbe acarohen pas deklaratave të Milanoviçit për Kosovën

Rekomandime

Porositë që presedenti kroat Zoran Milanoviç i “shkundi” gjatë vizitës në Prishtinë, e të cilat janë të drejtuara kundër Serbisë dhe rrugës së sah drejt BE-së, kanë trimëruar Prishtinën të nis me ofensivën diplomatike, shkruan “Kurir”.

Kryeministri Kurti i “I skifterizuar” nga premtimet e Zoran Milanoviç se brenda BE-së do të angazhohet që ajo të hyjë në BE, menjëherë ka paralajmëruar se vitin që vjen Prishtina do paraqes kërkesën për anëtarësim në Union.

- Advertisement -

Kjo dhe disa porosi tjera që presidenti kroat tha në Prishtinë, sikur kanë inkurajuar dhe janë bërë “erë në shpinë” për Kurtin që të njoftoj lajmin me të cilin do të kënaq opinionin vendor.

Po në të njëjtën ditë Milanoviç deklaroi se nuk kupton vendet anëtare të BE-së që deri tash nuk e kanë njohur Kosovën dhe premtoi se do angazhohet që kjo të përmirësohet.

“Në harmoni me reformat e brendshme në realizimin e anëtarësimit në BE, paralajmërojmë s evitin që vjen do të paraqesim kërkesën për anëtarësim në BE”, tha Kurti duke shtuar se qeveria e tij ka nisur de politizimin dhe reformat për të hapur rrugën diplomatëve të karrierës.

- Advertisement -

“Pjesa që është në kontroll të qeverisë është stabile, unë do të i pranoja në NATO”, ka deklaruar presidenti kroat.

Drejtori i Forumit për raporte etnike Dushan Janjiç ka thënë për “Kurir” se është i bindur se Milanoviç edhe Kurti janë akorduar në këtë manovër politike dhe nuk do ketë efekte të realizuara.

- Advertisement -

“Nuk ka dyshim se kjo është e akorduar dhe të dy mendojnë se këtë mund ta shfrytëzojnë për nevoja të brendshme. Mirëpo, kjo nuk do ketë asnjë efekt, sepse Prishtinës i mbeten dy kushte që nuk u ka përmbush. Këto janë kushtet e njëjta që frenojnë edhe liberalizimin e vizave dhe kanë të bëjnë me luftimin e krimit të organizuar edhe korrupsionit. Pa përmbushjen e këtyre kushteve, Kosova nuk mund të marr statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, po tash Kurti përpiqet të gjejë ndonjë aksion me të cilin do kënaq opinionin e brendshëm. P)përherë zgjedhjet janë shkas për diçka të tillë. E Milanoviç nuk di as vetë çfarë të bëjë dhe të gjithë pyesin prej nga mbështetja për Kurtin. Shpejtë ka arritur edhe distancomi nga qeveria kroate se kjo nuk është politika zyrtare e Zagrebit”, sqaroi Janiç.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit