-0.4 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Berisha: Kurti bashkëpunon ekskluzivisht me hajnat në institucionet e Kosovës

Rekomandime

Opinionistja Kimete Berisha ka thënë se kryeministri Kurti në javën e parë të qeverisë së tij ka përdorur një taktikë sipas saj që të afrohet me hajnat më profi nëpër institucione.

Sipas Berishës Kurti bashkëpunon ekskluzivisht me hajnat dhe me kriminelët më të tmerrshëm nëpër institucionet e Kosovës.

- Advertisement -

“Për ironi, javën e parë të qeverisë së tij, e kam hetuar taktikën e Albin Kurtit që të afrohet me hajnat më profi nëpër institucione, dhe me ata që i kanë shkatërruar institucionet.

Pra, Albin Kurti nuk i largon, por bashkëpunon ekskluzivisht me hajnat dhe me kriminelët më të tmerrshëm nëpër institucionet e Kosovës”, ka shkruar Berisha.

Ajo ndër të tjera komentoi edhe nëntë muajt qeverisjes së Kurtit ku e quajti “Për nëntë muaj lindi një djall!”.

- Advertisement -

Postimi i plotë [pa ndërprerje] e znj. Berisha:

Për nëntë muaj lindi një djall!

- Advertisement -

Një intelektual më tha: Kimete, ua ke borxh lexuesve një shpjegim se çfarë ndodhi që e ndërrove qëndrimin për Albin Kurtin.

Unë iu përgjegja:

askujt, asgjë nuk i kam borxh.

Dhe kështu është e vërteta.

As s’kam kërkuar vota nga lexuesit, e as pare për t’i lexuar shkrimet e m’ia.

As s’ka reklama faqja ime (të cilat i kam refuzuar).

Për shembull, nëse ia lejoj një qendre estetike reklamën, mund t’i heq përjetësisht gajlet estetike.

As nuk i kam shfrytëzuar asnjëherë kreditë që

t’i falë Facebook për t’i sponzoruar shkrimet.

Do të më vinte turp nëse do të shpërndahej një shkrim i im i sponsoruar.

E tillë jam.

Misioni im nuk është të përvetësoj asnjëri.

As të shkoj te askush.

Kush ka nevojë për mua – e di ku mund t’më gjejë.

Arrogante?

Posi.

Kjo arrogancë vjen nga pavarësia dhe nga liria individuale!

Kushton shtrenjtë kjo liri, por ia vlen, se ti s’e di çfarë shije ka kjo pavarësi: kur guxon të mendosh çfarë të duash dhe të thuash çfarë mendon!

Unë kur shkruaj, nuk e shoh askend përpara vetes.

Po, jam egoiste sa të thuash.

Prandaj, këto shkrime (të mira apo të këqija, ishin thjesht dhurata, dhe jo dhurata për juve, por dhurata që ia bëj vetes).

Pra, sa më përket mua, unë mendoj se nuk e meritoj asnjë kompliment tuajin.

Me Albin Kurtin për herë të parë dhe të fundit jam parë në protestat studentore të vitit 1997, gjatë një interviste për gazetë.

Nuk e njoh. Nuk kam pirë kafe asnjëherë me të.

E kan përkahur shumë, sepse kam qenë e bindur se do të jetë antidot për fatalizëm.

Por, më ndodhi e kundërta.

Për ironi, javën e parë të qeverisë së tij, e kam hetuar taktikën e Albin Kurtit që të afrohet me hajnat më profi nëpër institucione, dhe me ata që i kanë shkatërruar institucionet.

Pra, Albin Kurti nuk i largon, por bashkëpunon ekskluzivisht me hajnat dhe me kriminelët më të tmerrshëm nëpër institucionet e Kosovës.

Kjo është e vërteta, s’ke pse më beson mua, nuk kam nevojë të më besosh,

hyri auditim, dhe e sheh vet.

Një këshilltare e tij (në një ministri) ka thënë:

‘Tash, që ne e fituam pushtetin nuk na duhen njerëz si Kimetja, sepse ajo tepër po e përkrahë Albinin, s’bën ashtu me përkrahë ashiqare, neve tash na duhen armiqtë e Albinit t’i bëjmë për vete.

S’na duhen më ata që e përkrahin’.

(Nëse ka nevojë, mund t’i bëj publik emrat e tyre).

Në javën e dytë të qeverisjes, e pashë strategjinë e Albin Kurtit, që ta bëjë PDK-në për vete, dhe t’i amnistojë hajnat e PDK-së.

Ndërsa, t’i luftojë vetëm votuesit e LDK-së në Institucione.

(Indirekt, tërthorazi, në plot ministri, ministra ‘në hije’ jo, por përnjëmend ministra, janë zyrtarët e lartë të PDK-së, të VV-së janë ministra veç sa për syret).

Krimet e PDK-së nuk i sheh, sepse ka zgjedhur t’i shohë vetëm krimet e LDK-së.

Dhe kështu ndodhi, ata që e votuan PDK-në, i angazhoi qeveria Kurti të luftojnë kundër të gjithë të tjerëve, armiqve të tij, po ashtu edhe kundër meje që e votova Vetëvendosjen….

E çuditshme pra.

Jam habitur shumë, s’besoni sa shumë.

….pasi kryeministri e ndryshoi qëndrimin e tij, unë i ndryshova mendimet e mia për të.

Shumë e thjeshtë.

Dhe, mendimet e mia s’janë aspak me rëndësi, sepse shkrimet e m’ia nuk e nënshkruajnë fatin tuaj.

Tragjike është që Albin Kurti i ka ndryshuar edhe fjalët, edhe qëndrimet.

Duhet të jesh idiot i madh, shumë shumë idiot, nëse ti pret nga unë t’i mbaj mendimet e njejta për njeriun që i ka ndryshuar komplet qëndrimet e veta.

Pastaj, paramilitarët e Vetëvendosjes u organizuan, dhe bota perendimore e mori vesh se asnjë gazetar shqiptar nuk i lejon komentet në rrjetet sociale, sepse të vërsulen, të kërcënojnë dhe të tregojnë se kanë me t’i shkërdhyer edhe minjtë n’tavan, pate s’pate ti tavan.

Lermëni Ju mua. Por pyetne Ju veten!

Çfarë ndodhi në Kosovë për nëntë muaj të qeverisë Kurti?

Lindi një djall.

– Vdiqën qindra shqiptarë nga padija dhe keqmenaxhimi i Arben Vitisë;

– U mbyllën mijëra biznese për shkak të krizës së pandemisë;

– U shtrenjëtuan çmimet e ushqimeve, jashtë çdo kontrolli institucional;

– U krijua kaos energjetik, në baza etnike;

– U diskriminuan shqiptarët, u privilegjuan serbët;

– Kosova u izolua edhe nga Shqipëria;

– Asnjë njohje;

– Ministresha e punëve të jashtme e fshehu pasurinë e saj nga Agjencioni Anti-Korrupcion;

– Ministresha e Ekonomisë mban qëndrim racist ndaj shqiptarëve, të cilët i konsideron primitivë

(veç sa s’na ka këshilluar ‘mos dilni deshë’;

– Zëdhënësi i qeverisë na këshillon t’i fikim dritat e banjos;

– Ministri i policisë i përzihet prokurorisë;

– Ministresha e drejtësisë sillet si ‘masë e dhunshme’ dhe del në protesta kundër ministrisë së drejtësisë (kundër vetvetes, pra);

– Populli u varfërua;

– Të rinjtë vazhduan të ikin nga Kosova;

– Qeveria Kurti i detyroi gazetarët në autocensurë;

– Paramilitarët e Albin Kurtit e shanë, e mallkuan dhe e kërcënuan (veç pse e kërkon të birin e tij të zhdukur), Bajram Çerkinin dhe i thanë ‘Çka humbt mos u gjettë’;

– Qeveria Kurti i ndali dritat e pemës së Krishtlindjeve, sepse Albin Kurti mendon se të krishterët janë ‘pakicë’ dhe nuk i duhen atij

(duke harruar se në perendim janë shumicë)

P.S. Po të mos ishin mërgimtarët, Kosova do të duronte urie.Periskopi

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit