4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Mediet serbe përcjellin deklaratën e Edita Tahirit: Serbët do të kthehen në qytete pasi të pranohet pavarësia e Kosovës

Rekomandime

Mediet serbe kanë transmetuar deklaratën e ish-krye negociatorës së Kosovës, Edita Tahiri që ka thënë se “Serbët do të kthehen në qytete në Kosovë, vetëm pasi Beogradi dhe Prishtina të arrijnë marrëveshje dhe kur Beogradi të pranojë pavarësinë e Kosovës, përcjell “Bota Sot”.

Shefja e delegacionit të Kosovës në dialogun me Beogradin, Tahiri në intervistën për “Kosovo online” theksoi se nuk ka serb në qytetet më të mëdha të Kosovës, por ajo vlerëson se ata do të kthehen në qendra, nëse Beogradi e Prishtina arrijnë marrëveshje.

- Advertisement -

Në pyetjen nëse kjo do të thotë se nëse nuk ka marrëveshje ata nuk mund të kthehen në Kosovë, Edita Tahiri u përgjigj se “me politikën që aktualisht bën Serbia, e cila është gjithnjë më afër Rusisë, nuk do të mund të kthehen”.

Për Tahirin, iniciativa “Ballkani i Hapur” është projekt me të cilin presidenti i Serbisë Vuçiq me ndihmën e Rusisë dëshiron që “zë gjithë popujt e Ballkanit të vë nën hegjemoninë serbe”, që si konstaton ajo është “vazhdimësi e politikës së gjenocidit të Millosheviçit”.

Në pyetjen kur Prishtina do përmbush obligimin nga marrëveshja e Brukselit për formimin e asociacionit, Tahiri shtoi se marrëveshja e Brukselit ka humbur, kuptimin dhe duhet aplikuar marrëveshjen e Uashingtonit-Brukselit për dialogun për marrëveshjen përfundimtare “.

- Advertisement -

Edita Tahiri shtoi se me marrëveshjen e vitit 2013 ishim pajtuar “për themelimin e asociacionit”, por ajo akuzoi Beogradin se po shkel marrëveshjen duke mbajtur “strukturat paralele si janë shëndetësia edhe shkollat”.

Ajo po ashtu potencoi se kusht i themelimit të asociacionit ishte që ai të jetë “asociacion pa kompetenca ekzekutive dhe në kuadër të ligjit”.

- Advertisement -

Tahiri u shpreh se “Serbia kurrë nuk do të bëhet pjesë e BE=së nëse nuk e njeh Kosovën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit