3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Reagon edhe Xhevdet Pozhari: Vëllai i Mimoza Kusari – Lilës nuk ka marr pension 200 mijë euro si vëllezërit e ish pushtetarëve

Rekomandime

Komentuesi i politikave ditore, Xhevdet Pozhari i quan të tepruar raportimet për martesën e vëllait të deputetes Mimoza Kusari-Lila me një person të gjinisë së njëjtë në Kanada.

Në një postim në Facebook ai ka thënë se nuk është e ndershme të suImohet dikush me privatësi të familjes.

- Advertisement -

Ai ka rikujtuar se vëllai i Mimoza Kusari – Lilës as nuk ka punu në postë, as nuk ka marr tenderë, as nuk ka shtëpi në Marigonë, as nuk ka marr pension 200 mijë euro nga byroja e sigurimeve si vëllezërit e ish pushtetarëve.

Postimi i plotë:

Me e suImu dikë politikisht duke i hy në privatësinë e familjes nuk është e ndershme. Aq më tepër kur pjesëtarët e familjes nuk kanë të bëjnë asgjë me jetën publike dhe nuk do të duhej ta pësonin për këtë shkak.

- Advertisement -

Vëllai i Mimoza Kusari – Lilës as nuk ka punu në postë, as nuk ka marr tenderë, as nuk ka shtëpi në Marigonë, as nuk ka marr pension 200 mijë euro nga byroja e sigurimeve qysh kanë marr dhe kanë vepruar vëllezërit e ish pushtetarëve. Shkurt, nuk ka gëzuar asnjë privilegj pse motra e tij është politikane.

E, tash me e suImu Mimozën në këtë pikë kur ajo dhe askush nuk mundet të ndërhyjë në zgjedhjet e vëllezërve dhe motrave, është e tepruar.

- Advertisement -

Edhe nime, qysh e verifikuat cili është “dhëndëri”, e cila “nusja”?

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit