3.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Jahja Koka: Para dere më ranë fishekzjarre e më thyen dritare, unë shpëtova

Rekomandime

Deputeti i Vetëvendosjes, Jahja Kokaj, ka qenë i ftuar në një program mëngjesi përballë një gazetareje që kishte pyetje “të pafajshme”.

Ai e ka nisur intervistën me një energji shumë negative duke sulmuar mediet se si e kishin paraqitur qëndrimin e tij se energjia elektrike do të ishte falas për të gjithë.

- Advertisement -

Kokaj u shpreh se kishte folur në mënyrë shkencore për rastin.

“Ka njerëz që janë sharlatanë që gjenerojnë një përfolshmëri të madhe dhe eksploduese.” – u shpreh ai.

Gazetarja insistonte në pyetjet e saj të pafajshme, derisa i kërkonte ta dinte se ku e pinte kafenë e mëngjesit dhe më pas se ku e kishte pritur vitin e ri.

- Advertisement -

“Me ju thanë të vërtetën, para derës disa fishekzjarre ranë aty dhe i thyen disa dritare. Unë shpëtova mirë, por në mëhallë iu kanë thy dritaret e dhomave, dritaret e shtëpive dhe se nganjëherë njerëzit e shfrenuar i bëjnë disa gëzime të tepruara,” – u shpreh më tej z. Koka.

Koka u pyet edhe për planet e tij në vitin 2022.

- Advertisement -

Ai u shpreh se kishte plane edukative.

“Mëngjesi im fillon para lindjes së diellit. E kam princip, e kam mësuar nga gjyshja ime që ka jetuar 105 a 106 vjet dhe në fëmijëri më ka mësuar që ta pres diellin që të lindë. Dhe më ka mësuar që ato rreze dielli gjenerojnë inspiracion, gjenerojnë pozitivitet.”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit