4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama bashkë me stafin rezultojnë me koronavirus

Rekomandime

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Lajmin e ka konfirmuar vet Rama.

- Advertisement -

“Sapo jam njoftuar nga IKSHPK se kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Jam izoluar menjëherë sapo kam kuptuar që kam patur kontakt me persona të cilët kanë rezultuar pozitivë, dhe kam anulluar të gjitha takimet e parashikuara në zyrën e Komunës. Për momentin, nuk kam asnjë simptomë dhe po e vazhdoj punën prej shtëpisë, duke u koordinuar me ekipin tim në mënyrë që proceset e punës të vazhdojnë normalisht gjatë ditëve të ardhshme”, shkroi Rama.

Koronavirusi ka prekur edhe zyrtarë të Komunës së Prishtinës. Kryetari Përparim Rama ka njoftuar vetë në facebook se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Gazeta Online Reporteri.net, ka mësuar nga burimet brenda Komunës së Prishtinë se edhe nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

- Advertisement -

Po ashtu, mësohet se pervec Ramës dhe Zogajt edhe një pjesë e stafit të kryetarit të Komunës së Kryeqytetit kanë rezultuar pozitivë në testimet për COVID.

Kujtojmë se Rama dhe Zogaj të dielën kanë qenë në vizitën e tyre të parë zyrtare në Tiranë ku kanë takuar kryebashkiakun Erion Veliaj dhe bashkëpuntorët e tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit