Vetura të blinduara të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës janë parë gjatë ditës së sotme duke qarkulluar në Mitrovicë.
Lëvizjet e Njësive Speciale po ndodhinn në ditën kur Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë kundër hapjes së vendvotimeve në Kosovë për referendumin e Serbisë, që do të mbahet të dielën (më 16 janar).
Mësohet se ekipeve të Njësive Speciale u është kërkuar të jenë në gjendje gatishmërie nëpër baza në rast se kërkohet ndonjë ndërhyrje.
Më poshtë keni pamjet e veturave të blinduara të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës. /gazetametro.net