2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Mediat gjermane përgëzojnë Ministren e Jashtme për “mos-dridhjen e qerpikëve” para Rusisë

Rekomandime

Gjatë takimit të Ministres së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, me homologun e saj rus, Sergei Lavrov, i cili ka 17 vite në detyrë, janë vërejtur pakënaqësi.

Para dhe pas një takimi dy orësh, i cili u zhvillua të mërkurën me dyer të mbyllura në zyrën e Lavrovit në Moskë, kishte një mungesë të dukshme edhe të buzëqeshjes së sjellshme, ndërsa kontakti me sy ishte minimal.

- Advertisement -

Pamjet e minutave të hapjes së takimit treguan të dy përballë njëri-tjetrit me fytyrë guri.

Rieke Havertz, një analiste politike në gazetën Die Zeit, arriti në përfundimin se Baerbock kishte lëvizur mirë në këtë kërcim të saj të parë në skenën e diplomacisë ndërkombëtare.

Gazeta Bild, jo normalisht një mbështetëse e Baerbock, e quajti vizitën e saj “një debutim të suksesshëm në shpellën e ariut”, duke e lavdëruar atë për “qëndrimin si bambu” dhe “që nuk i la qerpikët të dridhen”.

- Advertisement -

“Ajo ka fituar respektin tonë”, thuhet në editorial.

Gazeta Der Spiegel e quajti takimin e saj këtë javë me homologun e saj rus, Sergei Lavrov, “një hap të vështirë”.

- Advertisement -

“Testi i saj i parë i madh i karakterit”, shkruan Die Zeit.

Për tabloidin Bild, takimi ishte ekuivalenti i “hyrjes në shpellën e një ariu”.

Të heshtur tani për tani janë kritikët konservatorë të cilët kanë vënë në dyshim nëse si nënë e dy fëmijëve të vegjël, Baerbock ishte e duhur për këtë detyrë. Në vend të kësaj, pyetjet para takimit ishin: “A mund të parandalojë ajo një luftë?”, dhe një shqetësim tjetër urgjent i brendshëm: “A është ajo në gjendje të sigurojë që Rusia të mos kufizojë furnizimet me energji në Gjermani?”.

Pikëpamja ruse për Baerbock, si një e papërvojë kokëfortë, në rolin e saj të ri, u bë e qartë muajin e kaluar pas emërimit të saj, shkruan Guardian.

“Ajo është vendosur në një kurs konfrontimi me Rusinë, duke u sjellë sikur të ishte nga Kongresi i SHBA-së, jo nga Bundestagu”, deklaroi transmetuesi shtetëror i Rusisë, “Rossiya 1”.

Një ekspert nga Akademia Ruse e Shkencave tha se Baerbock është absolutisht e papërshtatshme për këtë rol.

“Ajo nuk është diplomate. Ajo nuk e kupton politikën e jashtme dhe ka një qëndrim negativ ndaj Rusisë”, tha ai.

Jo vetëm që Baerbock është e re në këtë punë: në moshën 41-vjeçare, ajo gjithashtu i përket një brezi të ri politikanësh gjermanë. Ajo është ministrja e parë femër e jashtme e vendit. Ajo kishte deklaruar prej kohësh dëshirën e saj për të drejtuar një rrugë të vështirë kundër asaj që në mënyrë të pagabueshme perceptohet, në Berlin dhe gjetkë, si armiqësi ruse.

“Është e vështirë të mos e shohësh këtë si një kërcënim”, tha Baerbock për praninë e mbi 100 mijë ushtarëve rus të vendosur afër kufirit të Ukrainës.

Një luftë fjalësh mes Baerbock dhe Lavrev kishte filluar para takimit, me Baerbock duke lëshuar një deklaratë para vizitës së saj, duke përshkruar pozicionin e Gjermanisë, dhe Lavrov duke u kundërpërgjigjur me një përgjigje pesë herë më të gjatë.

Ai tha se qeveria ruse ishte e zhgënjyer për gjendjen e marrëdhënieve ruso-gjermane, duke akuzuar Gjermaninë për pjesëmarrje në praninë e NATO-s në Evropën Lindore, për dëbimin e diplomatëve mbi baza të rreme në lidhje me rastin e aktivistit të helmuar rus të opozitës, Alexei Navalny, dhe kufizimin e shtypit, duke ushtruar presion mbi gazetarët rusë që punojnë në Gjermani.

“Rusia rezervoi të drejtën për t’u hakmarrë kundër gazetarëve gjermanë”, tha ai.

Baerbock iu referua rastit të Navalnyt, i burgosur tashmë prej një viti, si shpërbërja e fundit e të drejtave të njeriut në Rusi.

Ajo po ashtu foli për çështjen më me rëndësi në dhomë: tubacionin e gazit Nord Stream 2.

Kundërshtimi i saj për këtë tubacion është i gjatë – për shkak jo vetëm të kredencialeve të saj të gjelbra, por edhe për shkak të shqetësimit se do ta bëjë Berlinin të varur nga Moska. Ajo tha se ky projekt ende ka mundësi të ndalet.

“Nëse energjia do të përdoret si armë, kjo do të kishte pasoja të përshtatshme në lidhje me këtë tubacion”, tha ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit