Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rrahjen në rrugën C në kryeqytet.
“Sot rreth orës 18 :30, kemi marrë informatën se në rrugën “C” në Prishtinë, një person është suImuar fizikisht.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.
Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast, lëndime trupore ka pësuar një person, i cili është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Ka qenë reagimi i shpejtë i njësiteve policore ai që ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, njofton Policia.
Tutje theksohet se personi i dyshuar A.M, mashkull, 34 vjeç, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast.
E rëndë: Goditet me grushta një i moshuar në “Rrugën C” në Prishtinë