Zbulohet personi që deshi të VRlSTE Vuçiqin

0
156

Ka pasur një komplot të thurur mirë sipas ministrit të brendshëm serb, Aleksandar Vulin për vr asjen e Vuçiqit.

Vulin pretendon se disponon të dhëna të sigurta që një grup kriminal i kryesuar nga lideri i klanit Kavaç, Radoje Zvicer kishte në plan eliminimin e kreut të ekzekutivit serb.

Ai tha se në 14 janar, Ministria që drejton ishte informuar zyrtarisht me shënimin: Urgjente, përmes Europolit, për ekzistencën e informacionit operativ se një grup i organizuar KRlMlNAL, i përbërë nga anëtarë nga vende të ndryshme, kishte për qëllim v ras e presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Lajmin e përcjell gazeta Danas, e cila citon Vulin të pohojë se “Pasi u bindëm për vlerën e informacionit të marrë, anëtarët e Ministrisë së Brendshme, BIA, së bashku me përfaqësuesit e Europol-it dhe shërbimeve partnere, nisën një aksion gjithëpërfshirës për përcaktimin e identitetit të të gjithë anëtarëve të kësaj organizate KRlMlNALE”.

Për malazezin Radoje Zvicer, organizatori dhe lideri i klanit Kavaç, Serbia e ka lëshuar tashmë mandat-arrestin. Vulin tha se Zvicer është përgjegjës për kontrabandë dhe shitje të paligjshme të drogës, si dhe për disa vrasje në Serbi, Mal të Zi dhe vende të tjera.

Hetimi do ta tregojë, shtoi ministri, nëse e ka planifikuar vr asjen e Vuçiçt me mendjen e tij apo ka marrë urdhra nga lideri i vet politik.