-0.5 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Nëse ligji i ri i hyn në fuqi nga marsi, kaq do të jetë paga e një mësimdhënësi

Rekomandime

Në rast se Ligji i ri i Pagave do të jetësohet me 1 mars të vitit 2022, atëherë do të ketë ngritje pagash për arsimtarët dhe kategoritë tjera.

- Advertisement -

Aktualisht për këtë ligj, për mënyrën e jetësimit dhe koston e tij do të diskutohet në Kuvendin e Kosovës, gjatë seancave që do të mbahen në muajin dhjetor e ku më 22 të këtij muaji do të dihet përfundimisht nëse ligji i ri i pagave mund ta marrin amin për t`u implementuar në fund të tre mujorit të vitit 2022.

Implementimi i këtij ligji tashmë është edhe kërkesa kryesore e disa sindikatave në vend si ajo e SBASHK.

Në rast se ligji i ri i pagave nuk do të impelemtohet deri në 1 mars të vitit të ardhshëm, SBASHK dhe sindikata të tjera kanë paralajmëruar mbyllje të shkollave.

- Advertisement -

Nga ligji i ri i pagave do të përfitojnë edhe mësimëdhënësit. Një i tillë në shkollën e mesme do të marr pagë 621 euro e që tash për tash paguhet 525 euro. Rritje do të ketë për 95 euro më shumë.

Një mësimëdhënëse në shkollen fillore ( kalsët 6-9) me ligji ne ri do të marr pagë mujore në 585 euro apo për 114 euro më shumë.

- Advertisement -

E një mësimëdhënës në klasat nga 1 deri në 5 do të përfitojnë 78 euro më shumë . Paga e tyre është 471 euro por me ligji ne ri do t`i bëhet 549 euro./Kids of Kosova

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit