7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Kur do t’i vie fundi kolonave në kryeqytet, komuna tregon datën kur përfundon parkingu nëntoksor

Rekomandime

Qytetarët e Komunës së Prishtinës pritet të ketë gati parkingun nëntoksor në verën e vitit 2022.

Nga Komuna e Prishtinës kanë konfirmuar se parkingu do të përfundoj në muajin korrik.

- Advertisement -

“Parkingu pritet të përfundoj në muajin Korrik 2022”, thuhet në përgjigjen e komunës.

Ndërsa çmimi për ta parkuar veturën do të vijojë nga 0,80 euro për në orë.

“Duke filluar nga 0.80 euro/orë varësisht nga kohëzgjatja e parkimit”, kanë thënë nga komuna.

- Advertisement -

Më tej ata kanë thënë se nuk do të ketë ndërpreje të qarkullimit të ndonjërës nga rrugët e qendrës, shkruan Gazeta Insajderi. Zyrtarët nga komuna kanë thënë se banorët të cilët kanë jetuar në barakat në atë zonë, dhe kanë pasur dëshmi për shfrytzimin e asaj prone ia kanë paguar qiranë për 5 vite.

“Prona është pronë e Komunës se Prishtinës, ndërsa të ashtuquajturat “barakat” kanë qenë në shfrytëzim të Menzës se Studenteve te UP. Banorët të cilët kanë pasur dëshmi se këto prona/objekte i’u janë dhënë në shfrytëzim, Komuna e Prishtinës u ka siguruar pagesën e qirasë për 5 vite”, kanë thënë nga Komuna e Prishtinës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit