10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Po akuzohet për 2 milionë euro, kjo është pasuria e Hykmete Bajramit

Rekomandime

Në kohën kur u vodhën nga thesari i shtetit 2 milionë euro, Ministre e Financave ishte Hykmete Bajrami nga LDK-ja. Bajrami ka marr akuza të ndryshme se është përgjegjëse për vjedhjen e atyre milionave.

Madje gjatë ditës së djeshme ajo ka deklaruar se nuk mund t’i hidhet faji asaj për këtë vjedhje dhe se, në qeverinë Hoti nuk kishte asnjë aferë korruptive.

- Advertisement -

Bajrami duke qenë deputete në Kuvendin e Kosovës, ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Ajo ka deklaruar se posedon shtëpi, banesë dhe truall të gjitha në vlerën mbi 364 mijë euro.

Poashtu ajo ka deklaruar dy vetura në pronësi të bashkëshortit të saj, njërën në vlerën 13 mijë dhe tjerën 11 mijë euro.

- Advertisement -

Derisa të kursyera mban vetëm 700 euro, Bajrami ka deklaruar se ka borxhe-kredi në vlerën 80 mijë euro për blerje të banesës dhe veturës.

Të hyrat vjetore të saj dhe bashkëshortit, që mbajnë nga dy punë secili, poashtu duke përfshirë edhe qiratë e honoraret kapin vlerën mbi 68 mijë euro.

- Advertisement -

Pasuria në total arrin mbi 457 mijë euro, rreth gjysëm milioni.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit