2.1 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Peci – Mustafës: Ti ndihesh mirë vetëm nën kryetarllakun e Thaçit

Rekomandime

Faton Peci, këshilltar politik i ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, i ka reaguar kreut të LDK’së, Isa Mustafa, pasi ky i fundi deklaroi për shefen e Pecit se nuk duhet të jetë më në presidencë. Kjo, pas akuzave që u.d. e presidentit pati karshi integritetit të KQZ’së.

Peci, njëherit edhe kandidat për deputet në listën e Vetëvendosjes, me anë të një postimi në ‘Facebook’, iu është drejtuar Mustafës, duke i thënë se “më mirë do të ishe ndi nën kryetarllëkun e ish-presidentit Thaçi, por ç’të bëjmë, nuk është më”.

- Advertisement -

Ai, tutje e ka akuzuar Mustafën për shfrytëzimin e postit të presidentit për pazare politike, teksa ka mbrojtur shefen e saj, duke e cilësuar si gardiane të institucioneve.

Ky reagim vjen menjëherë pas deklarimit që Mustafa pati për Gazetën Express.

Shefi i LDK’së e ka quajtur të turpshme që u.d së presidenti Vjosa Osmani t’i kërcënoj sipas tij institucionet e pavarura siç është KQZ’ja.

- Advertisement -

Mustafa tutje tha se me sjelljen e saj gjatë video-adresimit në Facebook, Osmani nuk e meriton të jetë as një orë në presidencë.

Adresimi i tillë i znj. Vjosa Osmani, flet se ajo është një ushtruese krejtësisht e papërgjegjshme e rolit të presidentit. Nga u.d presidentja është pritur ta mbrojë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, të mbrojë implementimin e ligjit dhe të mbrojë institucionet e pavarura. Ajo petkun e u.d së presidentit po e abuzon me sjellje rebele dhe për interesa të saja të ngushta partiake në VV. Është e palejueshme dhe e turpshme që u.d presidentja t’iu kërcënohet institucioneve të pavarura. Me këtë sjellje, ajo nuk meriton as një orë të jetë në Presidencë”, i tha Mustafa Gazetës Express të shtunën.

- Advertisement -

Reagimi i plotë i Pecit:

Tashmë është e ditur se ambicia e sëmurë për ta marrë postin e presidentit ka bërë që z.Mustafa t’i polarizojë skajshmërisht partitë dhe ta shkatërroj një parti me traditë (LDK), vetëm për të qenë president.

Për fatin e mirë të Kosovës janë qytetarët ata që do të vendosin me votën e tyre se kush do të jetë president e kush kryeministër i ardhshëm i Kosovës. Koha e skemave të manipulimit, diferencimit dhe marrjes së pozicioneve përmes devijimit të vullnetit qytetar tashmë ka marrë fund. Prandaj, mendimi juaj dhe pesha juaj politike për ta përcaktuar se kush do të jetë president dhe kryeministër i takon së kaluarës. E kuptoj ndjesinë tënde. Më mirë do të ishe ndi nën kryetarllëkun e ish-presidentit Thaçi, por ç’të bëjmë, nuk është më.

Sa për ta kthjelluar kujtesën tuaj, institucionin e presidencës e ka mbrojtur zonja Osmani, teksa ti ke synuar dhe ëndërron ta marrësh postin e presidentit me pazare politike.

Zonja Osmani e ka mbrojtur integritetin e një institucioni të pavarur për të cilin ju dhe të tjerët duan ta shkatërrojnë me themel.

Isë, ora politike të është ndalur. Kohë të tjera po vijnë. Kosova nuk është pazar dhe postet nuk janë në shitje. Zonja Osmani është përfaqësuese e denj në krye të shtetit. Ajo guxon, nuk ka dosje, ka vendosmëri e konsistencë. E ardhmja u takon vetëm atyre që kanë parime e guxojnë!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit