8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

E shkarkoi, kjo po e dërgon në gjyq, por a e dini se Vjosa Osmani e Valdete Daka janë familjare mes vete

Rekomandime

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani oara fisa muajve e kishte shkarkuar Valdete Dakën nga posti i kryetares së KQZ’së.

. Tashmë, Daka e trinëruar nga raporti i progresit të BE’së që kobstatonte që nē rastin e saj nuk janë ndjekur procedurat ligjore të Ligjit për Zgjedhje, paralajmëroi të ndërmerrte vey hapa ligjor ndaj presidentes.

Por a e dini se Osmani dhe Daka kanë lidhje familjare mes vete.

Ato të dyja, vijnë nga e njëjta familje nga Mitrovica dhe  janë kushërira.

- Advertisement -

Në biografinë zyrtare të kryetares së KQZ’së shkruan se Valdete Daka u lind më 19 prill 1961 në Mitrovicë vend ky ku ka lindur edhe Osmani.

Por, kjo nuk e ka penguar Osmanin që të tregonte dyshime të vazhdueshme për punën e Dakës, e cila jorrallëherë kishte marrë vendime ise ndikuar në to që e favorizonin PDK’në. Irritimi i Osmanit ishte edhe publik.

“Në rast se ballafaqohemi sërish me situata të tilla sikur ajo e djeshmja, ku abuzohet me KQZ-në si institucion i pavarur për të shtyrë përpara agjenda partiake dhe forum ku ushtrohet presion mbi shërbyesit civilë, do të detyrohem që të ndërmarr të gjitha masat për mbrojtjen e integritetit të KQZ-së dhe këtij procesi zgjedhor, ashtu siç e parasheh Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe ashtu siç më detyron Kushtetuta e vendit”, kishte thënë Osmani gjatë zgjedhjeve, teksa ushtronte detyrën e presidentes.

- Advertisement -

Një ditë oara caktimit të datës së zgjedhjeve lokale, ky paralajmërim edhe u jetësua.

Tashmë, topi është në anën e Dakës e cila duket se do të veprojë ndaj kushërirës së saj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit