Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i ka shprehur ngushëllime presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për vde*kjen e ish-bashkëshortes, Ksenija Vuçiq.
Grenelli shkroi në Twitter se ish-bashkëshortja e presidentit ishte gazetare dhe grua e mirë.
“Kisha aranzhuar një intervistë me të në shkurt. E di që ende shumë njerëz janë në shok”, tha ai.
Vuçiqi ishte i martuar me gazetaren Ksenija Vuçiq nga viti 1997 deri më 2011. Nga kjo martesë, ka dy fëmijë.
Ksenija Vuçiq VDlQ të shtunën në moshën 56-vjeçare.
Vuçiqi më 2013 është martuar me politikologen Tamara Gjukanoviq, me të cilën ka një fëmijë.