11.2 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Ia fusin shpullë policit të Kosovës, atyne të Serbisë iu rrishin gatitu

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Policia e paraqet shtetin. E me ia futë shpullë policit, ia ke futë shpullë shtetit të Kosovës.
Në Gjermani për këto veprime të kalbin në burg. Në Amerikë, me qëllu polici i nervoztë, ta bën edhe më zi. Ata kanë traditë dhe e dinë që kjo është mënyra e vetme me e ndërtu shtetin dhe me e forcu atë.

Dikur, para 25 vjetësh policët serbë bënin zullum në këto anë dhe nuk guxonte ti shikonte kush as në sy. Deri doli UÇK’ja, endeshin këndejpari shlirë dhe shpërndanin pa frikë e pa drojë dajak me shumicë.

Sot, policia jonë suImohet nga gjithfarë garipi. Nuk dinë as nga iu vije.

- Advertisement -

“Nuk kemi as sigurim shëndetësor, pagat e ulëta, jemi në pozitë të vështirë. Nëse Iëndohem dhe me duhet ndonjë vizitë specialistike më e avancuar, si t’ia bëj”, më thoshte një polic yni 23 vjeçar të premten, teksa po merrej me një rast.

Dukej i thyer dhe me thoshte që plot moshatarë të tij policë janë në gjendje të tillë.

- Advertisement -

Ndërkohë, ne kemi një polici e cila duket mjaft moderne, me uniforma të pastra, elegantë dhe dikasteri më i pakorruptuar në këtë vend.

Ky ësht tregues që në vend që ti suImojmë, duhet të veprojmë në të kundërtën: Në mënyrë imediate t’ua bëjmë sigurimin shëndetësor dhe jetësor. Paralel me këtë tu dyfishohen pagat. Ne kemi necojë për shtet ligjor dhe ai nuk ndërtohet nëse ne policinë e lëmë komplet pas dore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit