8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“Kemi luftuar për t’u pasuruar pas luftës”/ Kundërpërgjigje e ashpër ndaj Remit – këtyre komandantëve t’u konfiskohet pasuria (Emrat)

Rekomandime

Ish deputeti i Partisë Demokratike të ish komandanti i UÇK-së në zonën e Llapit, Rrustem Mustafa, i njohur si Remi ka thënë se liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë fituar të drejtën për t’u pasuruar pas luftës së Kosovës më 1998-1999.

- Advertisement -

Sipas tij, ata kanë luftuar për t’u pasuruar pas luftës.

“Kemi luftu me u pasuru, me u ba ma mirë gjithçka. Njerëzit që kanë qenë të vujtun përpara luftës, kanë fillur me jetu mirë dhe këtu njerëzit që kanë jetu ma mirë përpara kanë fillu me u frigue”, ka thënë Remi, ku ka konfirmuar se 14 mijë euro për cdo muaj i ka marr nga Telekomi i Kosovës, të cilës, Remi ia lëshuar shtëpinë me qira.

E deklaratën e Remit po e quan marrëzi ish pjesëtari i grupeve të para dhe pjesë e luftës së fundit, tash kryetar i LDK-së në Gjermani, Osman Ferizi.

Osman Ferizi

- Advertisement -

“Korbat e zi! Shkas i kësaj deklarate nga ana ime si një nga pjesëtarët e Grupeve të para Guerile të vitit 1991 dhe si veprimtar është intervista e njërit ndër ish komandantët e ZO të Llapit, Rrustem Mustafa. Kjo intervistë e tij ishte në vazhdën e shpalosjes së diletantizmit dhe marrëzive të tyre në periudhën që nga pas lufta e deri më sot”, thotë Ferizi.

Sipas tij, gjitha veprimet anti shtetërore zanafillën e kanë nga Qeveria e Përkohshme e Thaçit.

- Advertisement -

“Veprimet anti shtetërore të Pronto-mafisë dhe Baronëve të haraçit kanë zanafillën e tyre nga Qeveria e Përkohshme e Hashim Thaçit, SHIK, të cilët e ngulfaten këtë shtet në çdo aspekt të cilët luftën për Liri e kthyen në luftë për hajni, zhvatje, pushtet e para duke përdorë metodat e shpifjes, presionit, komprometimit, vrasjes së kundërshtarëve politik dhe bashkëluftëtarët e tyre”, shprehet Ferizi për “Bota sot”.

Ferizi thotë se Remi bashkë me sojin e tij, në vend që të turpërohen, ata filluan hajninë, uzurpimet e vrasjet pas luftës.

“Ky mentalitet CUBASH e MERCENARESH të cilët nuk çliruan asnjë pëllëmbë të Kosovës ku para syve tanë u dhunuan motrat dhe nënat tona, në vend që të turpëroheshin ata filluan hajnin, uzurpimet e kërcënimet duke e komprometuar rëndë qëllimin e ushtarit të lirisë (UÇK-së), kjo lukuni çakenjësh nuk u ngopen nga pangopja e tyre për pasuri dhe pozita. Këta “patriot” ndërtuan sistemet e tyre të spiunazhit dhe shantazhit nga formimi i SHIK nga Shteti Shqiptar, pastaj G2-në kuadër të TMK-së derisa edhe në AKI i kanë fut elementët e tyre kriminale nga pjesëtarët e SHIK-ut”, deklaron kryetari i LDK-së në Gjermani, Osman Ferizi.

Më tej, ai tregon me emra komandantët, të cilëve sipas tij duhet tu konfiskohet pasuria.

“Është urgjente që të nxjerrët ligji për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë duke filluar nga Remi, vëllezërit Buja, Hashim e Gani Thaçi, Sami Lushtaku, vëllezërit Haradinaj, vëllezërit Brahimaj, vëllezërit Limaj, Rexhep Selimi, Nasim Haradinaj, Latif Gashi, Xhabir Zharku,…. sa ushtar të UÇK-së kanë bërë vetëvrasje, sa jetojnë në varfëri të skajshme dhe duke mbledhur kanaqe, e ju keni krijuar prona e villa si baronët e Koza Nostres, harami këputet kur trashet shumë, e këta e kanë tepruar moti”, shprehet Osman Ferizi.

Për fund, Ferizi shpreson që Gjykata Speciale ka të zbardh gjitha vrasjet politike që kanë ndodhur Kosovë.

“Këta kameleon Kosovën e kthyen në një kënetë të mbushur me krokodila ku vështirë mund kalohej pa u gëlltit, i humben shpresat e rinisë dhe perspektiven e saj. Shpresojmë që Gjykata Speciale të zbardhi të zezat e vrasjeve politike dhe familjeve e vendit t’i kthehet stabiliteti shpirtëror dhe ekonomik”, përfundon për “Bota sot”, ish pjesëtari i grupeve të para dhe pjesë e luftës së fundit, tash kryetar i LDK-së në Gjermani, Osman Ferizi./Bota sot

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit